Please enter at least 3 characters.

Fondacioni i Bill dhe Melinda Gates i dhuron 100 milionë dollarë për të gjetur ilaçin kundër HIV-it

2019/11/GettyImages-625137224-1024x701.jpg
228:"WASHINGTON, DC - NOVEMBER 22: President Barack Obama presents Bill Gates and Melinda Gates with the 2016 Presidential Medal Of Freedom at the White House on November 22, 2016 in Washington, DC. (Photo by Leigh Vogel/WireImage)
9:"WireImage

Fondacioni i Bill dhe Melinda Gates, në bashkëpunim me Institutin Nacional të Shëndetit, synojnë t’i zhvillojnë ilaçet revolucionare kundër HIV-i.

Çifti miliarder janë filantropët më gjenerozë në SHBA, ndërkaq edhe më herët i kanë dhuruar 287 milionë dollarë për hulumtime rreth sëmundjes së HIV/AIDS, transmeton Telegrafi.

Tani ata janë duke i dhuruar edhe 100 milionë dollarë tjera të cilat, kombinuar me investimin e Institutit Nacional të Shëndetit, do të arrijnë shumën prej të paktën 200 miliardë dollarëve përgjatë katër viteve të ardhshme.

Pra, kjo është një shifër e mirë për t’u ndihmuar hulumtuesve ta luftojnë sëmundjen.

Ky investim është i rëndësishëm sepse shkencëtarët së fundi kanë zbuluar një rrënjë të re të HIV-it për herë të parë në dy dekadat e fundit.

Avancimet dramatike në gjenetikë përgjatë 10 viteve të kaluara i kanë bërë realitet tretmanet me bazë të gjeneve, duke përfshirë edhe tretmanet për verbërinë dhe llojet e caktuara të leukemisë.

Sidoqoftë, kostoja e lartë e këtyre zbulimeve i bën ato të pa qasshme për shumicën e botës – e posaçërisht për shtetet e varfra të cilat janë më së shumti të prekura nga sëmundja e HIV-it.

Por Bill dhe Melinda Gates kanë premtuar se ilaçet e financuara nga ta do të jenë me çmim të volitshëm për të gjithë. /Telegrafi/