Please enter at least 3 characters.

FMN-ja thotë se Eurozona ka nevojë për norma më të larta të interesit për të ulur inflacionin

2018/01/eurozone-1.jpg

Banka Qendrore Evropiane (BQE) duhet të vazhdojë të rrisë normat për të ulur inflacionin në Eurozonë, me qëllim që ndihmoj dhe rregulloj situatën e politikës fiskale.

Kështu ka theksuar Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) duke shtuar se qeveritë e BE-së duhet të pajtohen për reformën që rregullon borxhin e bllokut.

“Politika monetare, duhet të vazhdojë të shtrëngohet, për të ulur inflacionin në përputhje me objektivin e BE-së, në kohën e duhur", tha FMN në një raport, të cilin ua prezantoi ministrave të financave të Eurozonës dhe BQE-së.

BQE rriti kostot e huamarrjes, në nivelin më të lartë në 22 vjet dhe tha se inflacioni mbetet i lartë, por garantoi një lëvizje tjetër muajin e ardhshëm.

FMN-ja u bëri thirrje qeverive të Eurozonës, që të ndihmojnë BQE-në duke shkurtuar shpenzimet, sepse rritja ekonomike do të jetë modeste këtë vit dhe vitin e ardhshëm, pavarësisht shtrëngimit të kushteve financiare.

“Konsolidimi fiskal, duhet të vazhdojë për të lehtësuar presionet inflacioniste dhe për të rindërtuar hapësirën fiskale", shtoi FMN-ja.

Po ashtu, FMN-ja u bëri thirrje qeverive të BE-së, të përfundojnë reformën, në vazhdim të rregullave fiskale të bllokut, të cilat u vendosën për të parandaluar huamarrjen e tepërt nga qeveritë. /Telegrafi/