Please enter at least 3 characters.

​Fletëvotimet shpërndahen në qendrat e votimit

2017/03/Në-qendrën-e-votimit-leshohet-pa-dashje-film-per-te-rritur-foto.jpg
6:"Voting
12:"Getty Images

Fletëvotimet dhe materiali sensitiv, tanimë ka arritur nëpër Qendrat e votimit, të cilat do të hapën së shpejti.

Në krejt Kosovën pritet të hapen 889 qendra votimi me gjithsejtë 2490 vendvotime, derisa numri i votuesve është 1 milion e 872 mijë e 941 votues.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar 26 subjekte politike për pjesëmarrje për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, 5 koalicione, 19 parti politike dhe 2 nisma qytetare. Ndërsa, numri i përgjithshëm i kandidatëve të certifikuar është 971 kandidatë për deputetë.