Flandra Marmullaku së shpejti në “Rrugëtimi” - historia pas Data4x dhe çmimit ICT Women of the Year
Nga gazetaria në ndërmarrësi, nga një ide për të dhënat deri te një kompani që po synon të ndikojë në ekonomi.
Në episodin e gjashtë të podcastit “Rrugëtimi”, e ftuar është Flandra Marmullaku, CEO dhe bashkëthemeluese e Data4x, fituese e çmimit ICT Women of the Year nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal.
Ajo flet për rrugëtimin nga media në teknologji, për sfidat e ndërtimit të një biznesi, për pasiguritë, sakrificat, gratë në teknologji dhe potencialin që Kosova ka përmes të dhënave, inteligjencës artificiale dhe investimeve.
Flandra flet edhe për Data4x, platformën që synon t’i strukturojë të dhënat institucionale në një vend, për potencialin prej një miliard eurosh në zëvendësimin e importit me prodhim lokal, si dhe për nevojën që Kosova të kapitalizojë më shumë talentin dhe fuqinë punëtore në teknologji.
Episodi 6 i “Rrugëtimi” së shpejti në Telegrafi. /Telegrafi/


