Please enter at least 3 characters.

Flaka Krelani mahnit me dukjen në fotosesionin e ri

2020/05/vvvb.png

Këngëtarja e njohur nga Gjakova, Flaka Krelani, ka rrëmbyer vëmendjen e fansave këtë kohë me realizimin e fotosesioneve të ndryshme.

Artistja, e cila vetëm pak javë solli këngën e re "Gun Shot", së fundmi publikoi një sërë imazhesh të veçanta e veshur me një fustan me stampime lëkurë gjarpri.

Grimi dhe stili i veçantë i flokëve, e bënë të duket edhe më në formë.

Flaka Krelani (Foto: Instagram)

Ajo po ashtu ka ekspozuar edhe linjat trupore, ndërsa në fokus ka vënë pjesën e shpinës.

Fotografitë u komplimentuan mjaft shumë edhe nga miqtë, kolegët dhe fansat e saj të shumtë që mban në rrjetet sociale.

Krahas "Gun Shot" në bashkëpunim me J.Pak, ajo solli edhe dy projekte në karantinë: "KTMD" dhe "Dit e Nat". /Telegrafi/