Please enter at least 3 characters.

Fjalimi i Fatmir Sejdiut, më 28 nëntor 1997, kur për herë të parë doli publikisht UÇK-ja (Video)

2016/01/fjalimi-i-fatmir-sejdiut-m-euml-28-n-euml-ntor-1997-kur-p-euml-r-her-euml-t-euml-par-euml-doli-publikisht-u-ccedil-k-ja-v_hd.jpg

Vetëm pak minuta pas përfundimit të fjalimit të tij, aty kishin folur për herë të parë në emër të UÇK-së, Rexhep Selimi, Daut Haradinaj e Mujë Krasniqi. 

Fatmir Sejdiu, para 18 viteve, pikërisht më 28 Nëntor të vitit 1997, kishte mbajtur një fjalim në varrimin e profesorit Halit Geci, i vrarë një ditë më parë, derisa kishte qenë dukë dhënë mësim në një shkollë afër fshatit Llaushë të Skenderajt.

Varrimi i Gecit ka ndodhur më 28 Nëntor në fshatin Llaushë, në të cilin kishin marrë pjesë mijëra qytetarë nga mbarë Kosova e vende tjera.

Në këtë ceremoni kishin folur disa përfaqësues të institucioneve të Kosovës.

Në emër të Presidentit Rugova dhe të institucioneve të Republikës së Kosovës kishte folur Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, Fatmir Sejdiu, i cili kishte shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave.

Me këtë rast, Sejdiu kishte thënë se, pavarësisht dhunës dhe vrasjeve rruga e pavarësisë së Kosovës nuk do të ndalet.

“Pavarësisht intensitetit dhe dhunës dhe terrorit nuk mund të na ndalin në rrugën pavarësisë, të cilën e kemi filluar dhe këmbëngulim se do ta realizojmë… Ju thërras që të këmbëngulim rrugën e filluar”, kishte thënë Fatmir Sejdiu.

Pas fjalimit të Sejdiut dhe të tjerëve në skenë, ishin ngjitur për herë të parë pjesëtarët e UÇK-së – Rexhep Selimi, Daut Haradinaj e Mujë Krasniqi, të cilët kishin folur para pjesëmarrësve të varrimit të Halit Gecit.

Ky varrim, i mësuesit Halit Geci, mbahet mend edhe për faktin që aty, për herë të parë, pjesëtarë të maskuar të UÇK-së kishin folur para qytetarëve të Kosovës.