Fitorja dukej e largët për Interin
31/03/2014
Nerazzurrët realizuan dy herë në gjysmën e parë. Hernanes shënoi golin e tij të parë me zikaltrit (37’).
Rodrigo Palacio e dyfishoi epërsinë pas një harkimi të mirë të Jonathan (45’+2).
Në pjesën e dytë, vendasit e ngushtuan rezultatin. Paulinho e la në vend Handanovicin (54’).
Të dyja skuadrat patën raste në vazhdim të lojës, ndërsa më efektivë u treguan nikoqirët. Innocent Emeghara e barazoi rezultatin (85’).
Interi është i pesti në tabelë me 49 pikë të grumbulluara pas 31 ndeshjesh. /Telegrafi/


