Please enter at least 3 characters.

Fitore për dimër të qetë

2016/01/fitore-p-euml-r-dim-euml-r-t-euml-qet-euml_hd.jpg

“Është ndeshja e fundit e pjesës së parë të kampionatit dhe shumë e rëndësishme për ne. Shkojmë për tre pikë dhe besojmë në këtë. Nuk do të jetë lehtë, duke u bazuar në sezonin jo të mirë që kishim. Hajvalinë e njohim shumë mirë, edhe ajo sikur ne po luan me shumë ndryshime në formën e saj, pavarësisht kësaj ne e respektojmë si çdo skuadër tjetër. Na mungon Viktor Kuka për shkak të kartonëve “, tha Tovërlani. I bindur në sukses është edhe mesfushori Argjend Malaj, ai ka thënë se ekipi është i motivuar dhe kërkon fitore. “Shkojmë për fitore dhe besojmë se kjo do të jetë e dyta si mysafirë këtë stinor. Kjo javë ka qenë e mirë për ne, kështu që atmosfera është e mirë dhe përballë Hajvalisë kërkojmë vetëm tre pikë”, tha Malaj.

E pikët i do për vete edhe trajneri i Hajvalisë, Emin Bajrami. Sipas tij është fati ai që i ka kthyer shpinën skuadrës së tij, përndryshe ata kanë ekip të mirë. "Motivi tek lojtarët e mi është shumë i madh dhe besojë se me angazhim maksimal edhe mund të fitojmë. Renditja jo e mirë në tabelë na bën që nga kjo ndeshje të kërkojmë pikë të plota. Fati ishte ai që në ndeshjet e fundit na ka munguar pasi që kemi ekip të mirë dhe kemi luajtur mirë. Unë shpresoj se në ndeshjen e fundit sezonale të kemi më shumë fat dhe të fitojmë. Besoj në futbollistët e mi, ata gjithmonë kanë dhënë angazhim maksimal dhe besoj se edhe këtë herë do ta bëjnë të njëjtën gjë”, tha trajneri i Hajvalisë, Emin Bajrami. /Zëri/Telegrafi/

Superliga – java 17

Besa – Trepça’89 1:0

e shtunë

Drenica - Fushë Kosova
Hajvalia - Prishtina

e diele

Drita – Hysi
Llamkos.Kosova – Ferizaj
Trepça – Feronikeli

Ndeshjet fillojnë në ora 13:00