Fitore e madhe e Manchester Cityt kundër Ligës Premier, paneli shpall të jashtëligjshme rregulloret që ndalonte ‘qytetarët’ të merrte sponsorizime
Manchester City ka siguruar fitoren e parë të madhe që mund të krijojë telashe për të gjithë klubet e tjera në Ligës Premier dhe të shtojë dominimin e “qytetarëve” në kampionatin anglez. Një panel i pavarur ka gjykuar sot se rregulloret e vendosura për të ndaluar “fryrjen” e sponsorizimeve të lidhura me persona të klubit janë të paligjshme.Në një çështje e cila nuk bën pjesë në grupin e 115 akuzave të ngritura ndaj Man Cityt për thyerje të rregulloreve financiare, “qytetarët” kishin kërkuar të shpallej i pavlefshëm komisioni i cili përcaktonte nëse një marrëveshje sponsorizimi e klubit vlerësohej e fryrë apo përputhej me vlerën e tregut që kishte secili prej tyre.
Kjo mund të ndryshojë në mënyrë të dukshme situatën në Ligën Premier, pasi Man City apo Newcastle, do të kenë më shumë financa në dispozicion pasi nuk mund të ndalen që të bëjnë marrëveshje të tilla me kompani nga vende që kanë kontrollin e këtyre klubeve. /Telegrafi/


