Please enter at least 3 characters.

Finale prestigji, Bayern kundër Realit (Video)

2016/01/finale-prestigji-bayern-kund-euml-r-realit-video_hd.jpg
Bavarezët kanë triumfuar para shikuesve të vetë në stadiumin Alianz Arena kundër skuadrës së Milanit me rezultat prej 3:0.

Megjithëse vendasit dominuan në ndeshje me 22 goditje drejt portës së Milanit, kundrejt një të kuqezinjve italianë, ata arritën të realizojnë tre gola, transmeton Telegrafi.

Fillimisht, golin e parë për skuadrën e trajnerit spanjoll, Pe Guardiola e realizoi mbrojtësi Juan Bernart, i cili shënoi në minutën e 23-të të takimit pas një devijimi të topit nga ana e Cristian Zapatas së Milanit.

Edhe në pjesën e dytë, kampionët gjerman dominuan në këtë ballafaqim, me këtë rast shënuan edhe dy gola.

Ishte Mario Gotze, ai i cili realizoi golin e dytë në minutën e 74-të të takimit, ndërsa golin e fitores me rezultat 3:0 të Bayernit e shënoi Robert Lewandowski, pesë minuta para përfundimit të takimit.

Pas kësaj fitoreje, Bayerni në finalen e turneut AUdi Cup 2015 do të takohet me Real Madridin, i cili mposhti me rezultat 2:0 skuadrën e Totenham Hitspurs. /Telegrafi/ 

PO ASHTU LEXONI: Bale e James ia sigurojnë finalen Realit (Video)