Please enter at least 3 characters.

Filmi “Burrneshat”, pjesë e festivalit LGBT në Londër

Festivali në kuadër të programeve speciale ka ftuar edhe filmin “Burrneshat” me regji të Laura Bispurit, në programin BODIES – Trupat, ku flitet më shumë për transformimin, identitetin, seksin dhe problemet tjera që rrjedhin nga kornizat hetero e homoseksuale.

BFI Flare – Festivali i Filmave me temë komunitetin LGBT në Londër do të nisë me 16 mars e do të zgjasë deri me 27 mars.

Festivali në kuadër të programeve speciale ka ftuar edhe filmin “Burrneshat” me regji të Laura Bispurit, në programin BODIES – Trupat, ku flitet më shumë për transformimin, identitetin, seksin dhe problemet tjera që rrjedhin nga kornizat hetero e homoseksuale, transmeton kultplus.

Filmi është i mbështetur në romanin e Elvira Dones “Hana” dhe flet për Hana Doda e cila ende një vajzë e vogël, braktis fatin e saj për të qenë thjesht një bashkëshorte dhe shërbëtore, e ardhme e detyruar kjo për gratë në malet e ashpra të Shqipërisë. Duke ndjekur udhëzimet e ungjit të saj, i bindet ligjit tё vjetër të Kanunit, i cili i jep grave mundёsinё për të jetuar të lirë si burrat dhe pasur një pushkë, duke marrë në këmbim betimin e virgjërisë të përjetshme. Hana kthehet në Mark.

Marku vendos të bёj udhëtimin qё e kishte shtyrë pёr njё kohё tё gjatё. Ajo lë tokën e saj dhe mbërrin në Itali, ku fillon një udhëtim tё ri dhe delikat,kalimit të kufirit mes dy botëve tё largëta dhe të ndryshme: Shqipëri dhe Itali, e kaluara dhe e tashmja, mashkullore dhe femërore.
Festivali do të hapet me filmin “The Pass” nga Ben Williams.