Please enter at least 3 characters.

Fillon takimi i Presidentit Thaçi me Richard Grenell

2019/10/71753319-428542041038863-3771197889678671872-n.jpg

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur në takim Përfaqësuesin Special të Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadorin, Richard Grenell.

Ata janë takuar në kabinetin e presidentit Thaçi ku mediat kanë pasur mundësi të filmojnë pritjen që presidenti i ka bërë Grenell.

Sipas informatave Grenell do të bisedojë me Thaçin për dialogun Kosovë - Serbi.

Ditë më parë, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donlad Trump, ka zgjedhur ambasadorin amerikan në Gjermani, Richard Grenell, si të dërguar të administratës amerikane për dialogun Kosovë-Serbi.

Ambasadori Richard Grenell në Kosovë ka ardhur së bashku me përfaqësuesin e Departamentit të Shtetit, Matt Palmer./kp/Telegrafi/