Please enter at least 3 characters.

Fillon hapja e ekonomisë gjermane

2020/04/berlin-germany.jpg
803:"BERLIN, GERMANY - APRIL 05: A man with a mask passes by an empty street during the coronavirus crisis on April 05, 2020 in Berlin, Germany. The coronavirus and the disease it causes, Covid-19, are having a fundamental impact on society, government and the economy in Germany. Public life has been restricted to the essentials in an effort by authorities to slow the spread of infections. Hospitals are scrambling to increase their testing and care capacity. An economic recession seems likely as economic activity is slowed and many businesses are temporarily closed. Schools, daycare centers and universities remain shuttered. And government, both federal and state, seek to mobilize resources and find adequate policies to confront the virus and mitigate its impact. (Photo by Maja Hitij/Getty Images)
10:"Maja Hitij

Ndërsa shumica e Evropës Perëndimore është përpjekur të përmbajë pandeminë e Coronavirusit, Gjermania është parë se po e lufton shpërthimin relativisht pa probleme, me testime të gjera e në masë dhe gjurmime të kontakteve që kanë ndihmuar në kufizimin e shkallës së vdekshmërisë së saj shumë më të ulët se sa homologët e saj evropianë.

Prandaj, ndoshta kjo është koha që Gjermania të ndiqet edhe si shembull i heqjes së masave të bllokimit dhe izolimit, përcjell Telegrafi.

Në fillim të javës, Gjermania filloi të heqë me shpejtësi kufizimet e saj për shitësit me pakicë me dyqane më pak se 800 metra katrorë, të cilët gjithashtu janë lejuar të rihapen, për sa kohë që higjena dhe masat e distancimit social respektohem me përpikmëri.

Tregtarët më të mëdhenj të makinave, dyqanet e biçikletave dhe dyqanet e librave gjithashtu janë lejuar të hapin dyert e tyre. Industria e automjeteve me ndikimin më të madh në ekonominë e vendit ka lobuar fort për të lehtësuar masat e bllokimit dhe duke filluar nga e hëna, një ndër prodhuesit më të mëdhenj Volkswagen gjithashtu rifilloi prodhimin. Ai do të ndiqen javën e ardhshme edhe nga të tjera fabrika.

Shkollat ​​do të rihapen më 4 maj, me përparësi për studentët kanë provime, por mbledhjet e mëdha e masive ndalohen deri më 31 gusht.

Megjithatë dhe restorantet, kinematë dhe dyqanet e mëdha të shitjes me pakicë mbeten të mbyllura tani për tani, duke u marrë në kosideratë të çelin dyert së afërmi. /Telegrafi/