Please enter at least 3 characters.

Fillimisht e nokauton kundërshtarin, më pas u hodh për ta grushtuar - moment i tmerrshëm në UFC

2019/11/dis.png

Austin Atra e ka lëshuar fitoren nga dora në nokautin që i bëri Perry Hayer në peshat e lehta në UFC.

Kolumbiani arriti që ta nokautonte britanikun në përballjen mes tyre, por goditja e vonuar i shkaktoi atij shumë probleme.

Ndoshta ai do të vazhdonte sërish me sulmin ndaj kundërshtarit, po të mos ndërhynte gjyqtari i takimit dhe ta ndalonte atë.

Shumë tifozë të UFC-së reaguan se Atra duhej të diskualifikohej për atë sulm me vonesë, gjersa Hayer ishte i shtrirë në tokë.

Sipas MMA Fighting, Hayen e ka fituar meçin në peshat e mesme shkaku që Atra u diskualifikua për goditjen e vonuar ndaj tij. /Telegrafi/