Please enter at least 3 characters.

Filipçe: Shumica e personelit mjekësor do të vaksinohet

2018/11/Venko-Filipce-me-llogo.jpg

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka thënë se shumica e personelit mjekësor në vend do të vaksinohen pasi të arrijnë dozat e para të vaksinës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ministri Filipçe ka thënë se janë duke u bërë përpjekjet e fundit administrative që të fillojë transporti i vaksinave.

"Shumica e personelit mjekësor janë të interesuar për të marrë vaksinën dhe për këtë ne jemi shumë të lumtur pasi personeli i vaksinuar do të thotë siguri gjatë punës" thotë Filipçe.

Sipas ministrit Filipçe, vaksinimi është proces i sigurtë dhe i vërtetuar nëpër laboratoret botërore. /Telegrafi/