Please enter at least 3 characters.

Fifi paralajmëron këngën e radhës, thotë se do të jetë një tjetër bashkëpunim

2022/05/fifi.official.fr_280097520_376083157910418_574109838149023450_n-e1652190032571.jpg

Artistja e njohur shqiptare, Fifi mbetet e angazhuar me koncerte edhe gjatë kësaj periudhe kohor, por krahas kësaj po punon edhe për projekte të reja muzikore.

Përmes një imazhi në llogarinë e saj në Instagram, këngëtarja nga Ferizaj ka njoftuar se kënga e re do të jetë një tjetër bashkëpunim.

Duke lënë fansat që të hamendësojnë bashkëpunëtorin këtë herë, Fifi nuk ka zbuluar më shumë detaje rreth këtij projekti.

Krijuesja e shumë hiteve shihet e veshur në një kostum elegant ngjyrë të kaltër të lehtë, të cilin e përshtati me një palë atlete të bardha.

“Një pyetje për juve. Fifi ft…? Propozoni ta shoh a po ja qëlloni”, ka shkruar këngëtarja sipër fotografisë.

Foto: Fifi/Instagram

Kujtojmë që Fifi së fundmi erdhi me një bashkëpunimin me Gent Fatalin “Pikturë” , këngë e cila deri më tani ka grumbulluar mbi gjashtë milionë klikime në kanalin e YouTube.

Ndërkaq, përveç karrierës Fifi gjithashtu po shijon një histori të bukur dashurie me partnerin e ri, Adis Patushin. /Telegrafi/