Festivali “Into the Park” me dy aktivitete të reja
Grupi i vullnetarëve nga Diaspora të përzgjedhur “Into the Park” gjatë muajit të kaluar ka arritur t’i krijojë dy aktivitete me rëndësi deri me tash, të cilat do të ndodhin gjatë dy ditëve te festivalit.
I pari ka te bëjë me ndërtimin e një oferte turistike për Pejën, e cila pritet në të ardhmen të plasohet në tregun ndërkombëtar të turizmit ekstrem alpin, si dhe sesionin e diskutimit publik mbi ‘Ndërmarrësin Sociale”, si koncept i ri biznesor në Kosovë, transmeton Telegrafi.
Shumica e vullnetarëve janë të profilizuar në zhvillimin e bizneseve lokale, kapacitet ky i cili po shfrytëzohet mirë nga “Into the Park”.
Ideja e këtij projektit është krijimi i lidhjeve të të rinjve nga diaspora shqiptare me njëri-tjetrin, kontributi i tyre në ndërtimin e festivalit, si dhe në promovimin e Pejës si qytet biznesor turistik në të ardhmen.
Kujtojmë se programi i vullnetarëve nga Diaspora është projekt i financuar nga Ministria e Diasporës. /Telegrafi/


