Please enter at least 3 characters.

Festivali i muzikës elektronike "Nexus"

Nexus Festival vjen për herë të parë në Viti si një festival i dedikuar muzikës elektronike, duke bashkuar artistë vendorë dhe ndërkombëtarë me mijëra adhurues të këtij zhanri. I organizuar nga Nexus Experiences Sh.P.K., festivali synon të krijojë një përvojë të plotë verore, ku muzika, atmosfera dhe argëtimi bëhen pjesë e të njëjtit destinacion.

Gjatë tri ditëve të festivalit, vizitorët nga Kosova, diaspora dhe rajoni do të kenë mundësi të ndjekin performanca live, DJ set-e dhe aktivitete të ndryshme në një ambient të organizuar me zona relaksi, hapësira gastronomike dhe përvoja interaktive.

Detajet

Data: 23–25 korrik 2026

Koha: 16:00 - 06:00

Vendndodhja: Viti

Programi?

Programi i Nexus Festival përfshin:

  • Hapjen zyrtare dhe mirëseardhjen e pjesëmarrësve
  • Performanca muzikore dhe DJ set-e
  • Artistë vendorë dhe ndërkombëtarë të muzikës elektronike
  • Zona relaksi
  • Food & Drink Zone
  • VIP Zone
  • Aktivitete promocionale dhe përvoja interaktive për vizitorët
  • Performancat finale dhe mbylljen zyrtare të festivalit

Arsyet pse duhet të merrni pjesë

  • Për të përjetuar një festival të muzikës elektronike me artistë vendorë dhe ndërkombëtarë
  • Për të shijuar atmosferën verore së bashku me mijëra pjesëmarrës
  • Për të njohur njerëz të rinj dhe për të ndarë pasionin për muzikën elektronike
  • Për të përfituar nga zonat e relaksit, Food & Drink Zone dhe VIP Zone
  • Për të qenë pjesë e një prej festivaleve më të mëdha verore të muzikës elektronike në Kosovë

Informatat tjera për biletat, pjesëmarrësit:

Biletat mund të blihen online përmes faqes zyrtare nexus-xp.net dhe partnerit Rave Travel. Nga 1 korriku 2026, ato do të jenë në dispozicion edhe në pikat e autorizuara të shitjes në Kosovë.

Çmimi i biletës: 39 euro.

Festivali është i dedikuar për persona 18+, me kapacitet deri në 5,000 pjesëmarrës në ditë. Në dispozicion do të jenë parkingu, VIP Zone dhe Food & Drink Zone gjatë gjithë festivalit. Eventi do të zhvillohet në gjuhën shqipe dhe angleze.

Kontakt:

info@nexus-xp.net

Instagram:
https://www.instagram.com/nexus.experiences

true