Festë e çmendur në Norvegji, Viking e fiton titullin pas 34 viteve
Viking e ka fituar titullin e kampionit në elitën e futbollit norvegjez pas fitores së thellë ndaj Valerenga me rezultat 5-1.
Titulli u vendos në xhiron e fundit, me Viking që nuk gabuan për të mbledhur në fund 71 pikë, një mbi Bodo/Glimt, të cilët përfunduan si pozitë e dytë.
Për klubin norvegjez ky është titulli i parë pas plot 34 viteve pritje, ku menjëherë pas fishkëllimës nisi edhe festa e çmendur, me tifozët që e mbushën stadiumin.
Më e bukura ishte edhe mesazhi ndaj rivalit Bodo/Glimt, ku tifozët shpalosën një baner të bukur në të cilën shkruhej “Në ëndrrat tuaja”.
Viking FK win their first title in 34 years, with this superb banner. Referencing the banner Bodo unveiled after beating Viking earlier in the season. pic.twitter.com/vd9h30S5F9
— K (@KurtAVFC) November 30, 2025
Viking përndryshe kanë fituar edhe një vend direkt në play-offin e Ligës së Kampionëve për edicionin 2026/27, ku edhe në rast që humbasin do ta kenë të siguruar pjesëmarrjen në Ligën e Evropës./Telegrafi/


