Please enter at least 3 characters.

Festa e 16-vjetorit, në ora 14:00 në Prishtinë mbahet koncerti i pavarësisë

2019/07/Flamuri-i-Kosoves-te-rrethi-Prishtine-foto-Ridvan-Slivova-7-780x439.jpg

Komuna e Prishtinës ka njoftuar për disa aktivitete që do të mbahen sot për përvjetorin e 16-të të pavarësisë.

Aktivitetet fillojnë në ora 12:00 me një shfaqje për fëmijë, transmeton Telegrafi.

Gjithashtu, në ora 14:00 në sheshin "Xhorxh Bush", do të mbahet edhe koncerti i pavarësisë.

Gjatë ditës janë planifikuar edhe disa aktivitete tjera, kurse në ora 18:00 do të jetë edhe një performancë e këngëtarit Dren Abazi./Telegrafi/