Please enter at least 3 characters.

Ferrero e shet Sampdorian tek legjenda italiane

2019/07/Ferrero.jpg
230:"GENOA, GE - SEPTEMBER 19: Massimo Ferrero Sampdoria President during the serie A match between UC Sampdoria and ACF Fiorentina at Stadio Luigi Ferraris on September 19, 2018 in Genoa, Italy. (Photo by Paolo Rattini/Getty Images)
12:"Getty Images

Massimo Ferrero thuhet se e ka shitur klubin Sampdoria në një konsorcium të udhëhequr nga Gianluca Vialli për 140 milionë euro.

Sipas mediumit Il Secolo XIX, Ferrero bëri shpalljen e shitjes së klubit të tij gjatë një takimi në zyrat e Ligës të shtunën e kaluar.

"Unë e shita Sampdoria për 140 milionë euro",  citohet të ketë thënë karizmatiku Ferrero.

Prodhuesi i filmit thuhet se ka shitur klubin e tij tek legjenda italiane, Vialli dhe grupi i tij i investitorëve, i cili përfshin Jamie Dinan dhe Alex Knaster.

Ferrero njihet për karizmin e tij (Foto: Gabriele Maltinti/Getty Images/Guliver)

Gazzetta dello Sport e ka vërtetuar historinë e gazetës italiane, duke pretenduar se një marrëveshje është e gatshme të përfundojë.

Sampdoria ka qenë e zënë në afatin kalimtar të verës, por nuk kanë bërë asnjë biznes që nga nënshkrimi i Jeison Murillo dy javë më parë. /Telegrafi/