Feronikeli e fillon stinorin pranveror me katër përforcime
12/01/2013
Elhami Berisha është emri i fundit i Feronikelit në afatin kalimtar të dimrit pas Dritëro Dabiqajt, Liridon Zariqit e Elis Bërbatovcit.
Mesfushori llapjan ka arritur marrëveshje me këtë skuadër dhe ka filluar të stërvitet me skuadrën.
Ai karrierë ka bërë te Hysi, Flamurtari dhe Prishtina, kurse në gjashtë muajt e fundit ishte në Angli. /Telegrafi/


