Please enter at least 3 characters.

Fero thotë se është i bekuar me Arbenitën

2019/07/arbenitalsmajli_60081634_334982360498988_8310188639441601332_n-e1562096659443.jpg

Reperi Fero tash e një kohë është duke e shijuar romancën e tij me bukuroshen Arbenita Ismajli. 

Çifti tashmë janë gjatë gjithë kohës pranë njëri-tjetrit, ndërkohë që nuk mungojnë as imazhet atraktive nga ana e tyre.

Së fundmi, reperi gjilanas në Instagram ka postuar një fotografi me Arbenitën, teksa i ka bërë një dedikim mjaft të veçantë.

"Kur një burrë ka një grua mbështetëse dhe besnike. Ai është i bekuar", janë fjalët e Feros për të dashurën e tij.

Fero më herët është komentuar edhe për lidhje të tjera me yjet e estradës. Sido që të jetë, ai është mjaft i lumtur në krahët e modeles.

Gjithashtu, zeshkania është shfaqur edhe në videoklipin e ri të Feros të titulluar "Ride or Die". /Telegrafi/