Ferizaj kërkon këndelljen, Drenica për vazhdimësi - formacionet zyrtare
29/10/2022
Ferizaj është nikoqir i Drenicës në kuadër të xhiros së 14-të në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll.
Skuadra e drejtuar nga trajneri kroat Andrej Panadic ndodhet e fundit në tabelë dhe është në kërkim të fitores.
Ferizajasit kanë pësuar tre humbje radhazi, derisa nuk dinë për fitore në shtatë ndeshjet e fundit.
Vendasit kërkojnë të rikthehen te fitoret, derisa presin Drenicën e cila nuk di për humbje në tre sfidat e fundit dhe kërkon vazhdimësinë e rezultateve pozitive.
Formacionet zyrtare:Ferizaj: Rexhepi, Halili, Cakolli, Ramadani, Sadriu, Bardhi, Ramusa, Kamara, Qerkini, Orana, Haxhimusa.


