Ferizaj - Dukagjini, Genc Nuza do të gjykojë në finalen e Kupës së Kosovës
20/05/2026
Finalja e madhe e Kupës së Kosovës do të zhvillohet të enjten mbrëma në stadiumin 'Fadil Vokrri' në Prishtinë.
Ferizaj dhe Dukagjini do të kërkojnë trofeun e parë të Kupës së Kosovës me fillim nga ora 20:00.
Federata e Futbollit të Kosovës tanimë ka caktuar edhe gjyqtarët që do të ndajnë drejtësinë në finalen e madhe.
Gjyqtari kryesor në finale do të jetë Genc Nuza me ndihmësit Fatlum Berisha dhe Bujar Selimaj, derisa i katërt Bardh Ajeti.
Në VAR do të jetë Burim Jahmurataj, derisa AVAR është caktuar Besnik Morina. /Telegrafi/


