Please enter at least 3 characters.

Fërçkoski: Kriza në Maqedoni nuk është ndëretnike (Video)

2016/03/Ljubomir-Fërçkoski.jpg

Profesori universitar Ljubomir Fërçkoski, në një intervistë për Al Jazeera ka folur rreth situatës së fundit politike në Maqedoni. Ai theksoi se në Maqedoni është pritur një incident i tillë, pasi sipas tij, Maqedonia është shndërruar në shtet autoritar, njofton Telegrafi Maqedoni.

Fërçkoski deklaroi se e gjitha filloi kur presidenti Ivanov, refuzoi ta jep mandatin për herë të dytë që të formohet qeveria e re. Dhe kjo sipas tij, prodhoi ngjarjet e fundit në Kuvend.

Ai tha se bashkësia ndërkombëtare ka reaguar në kohë dhe ka mbështetur kryetarin e ri të Kuvendit, njëkohësisht duke dënuar edhe dhunën ndaj deputetëve./Telegrafi/