Please enter at least 3 characters.

Fëmijët vrapojnë të tmerruar pasi një ngjarje festive në një shkollë fillore në Angli u shndërrua në sulm me thika dhe hanxhar

Tre adoleshentë u arrestuan pasi një grup i të rinjve u përplasen një sallë shkolle nga ku e pësuan së paku dy adoleshentë.

Më shumë se 50 të rinj të armatosur me thika dhe hanxhar hynë në sallën e shkollës fillore Elm Park, në Havering, Essex, ku po organizohej një festë rreth orëve të mbrëmjes, përcjell Telegrafi.

Luftimet zgjatën deri në orën 23:00 para se tre adoleshentë të arrestoheshin nën dyshimin për sulm ndaj punonjësve të urgjencës.

Një 19-vjeçar dhe një djalë 16-vjeçar u dërguan në spital me plagë me thikë, por më pas u konsideruan jashtë rrezikut për jetën.

Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë dhjetëra fëmijë që ikin nga salla duke bërtitur, ndërsa pamjet e paqarta nga sfondi tregojnë individë që ngrenë armët mbi kokat e tyre.

Një banor lokal tha: “Ishte kaos total. Pamë 40-50 të rinj që vraponin nëpër rrugë”.

“Rruga jonë është normalisht kaq e qetë, gjëra të tilla nuk ndodhin këtu. Kjo është arsyeja pse të gjithë jemi kaq të tronditur nga ajo që ka ndodhur”.

Një zëdhënës i Policisë së Met ka thënë se: “Policia u thirr pak pas orës 21:00 të së shtunës, 22 mars për raportet për një përleshje që përfshinte një grup në Calbourne Avenue”.

A Met Police spokesperson told the Havering Daily: 'Police were called shortly after 21:00 on Saturday, 22 March to reports of a fight involving a group on Calbourne Avenue.

“Një hetim për rrethanat e incidentit është duke vazhduar”. /Telegrafi/