Please enter at least 3 characters.

Fellaini: Unitedi u ngut me shkarkimin e Mourinhos dhe të tjerëve

2019/10/Marouane-FellainiMourinho-2.jpg
333:"LONDON, ENGLAND - JANUARY 31: Jose Mourinho the head coach / manager of Manchester United with Marouane Fellaini of Manchester United as he is substituted during the Premier League match between Tottenham Hotspur and Manchester United at Wembley Stadium on January 31, 2018 in London, England. (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)
12:"Getty Images

Marouane Fellaini i ka kritikuar krerët e Manchester Unitedit për mungesë vizioni dhe mendon se kjo është arsyeja pse po vuajnë, pasi që nuk kanë pasur durim me trajnerë të dëshmuar.

Që nga pensionimi i Sir Alex Ferguson (2013), Djajtë e Kuq kanë pasur tre trajnerë të përhershëm në periudha jo të mira.

Në ndërkohë, është duke u spekuluar se Ole Gunnar Solskjaer është pranë që të bëhet trajneri i katërt i shkarkuar duke e ndjekur të njëjtën përvojë, si paraardhësit e tij, David Moyes, Louis van Gaal dhe Jose Mourinho.

Jose Mourinho dhe Marouane Fellaini (Foto: Julian Finney/Getty Images/Guliver)

Fellaini ka punuar me të gjithë këta trajnerë në Old Trafford dhe beson se Unitedi është duke e paguar çmimin e veprimeve të ngutura.

"Ata e sollën Moyesin, nuk i dhanë kohë. E sollën Van Gaalin i dhanë dy vite dhe filluam të bënim gjëra, ai e fitoi kupën, por pastaj e shkarkuan trajnerin, sepse donin të fitonin shumë shpejt".

"Sipas meje, klubi u ngut shumë që ta shkarkonte Josen, sepse kur vjen një trajner i tillë ka nevojë për shumë lojtarë që e ndjekin filozofinë e tij".

"Ai deshi ta ndërtonte skuadrën e tij, por pas dy vite e gjysmë vendosën ta shkarkonin, sepse mungonin rezultatet... Nuk e di se çfarë do të bëjnë me Ole", ka thënë Fellaini për Daily Mail, i cili tash luan në Kinë te Shandong Luneng Taishan. /Telegrafi/