Please enter at least 3 characters.

Fellaini bëhet prioritet i mesfushës për Gattuson

2018/06/Fellaini.jpg
240:"LONDON, ENGLAND - NOVEMBER 05: Marouane Fellaini of Manchester United during the Premier League match between Chelsea and Manchester United at Stamford Bridge on November 5, 2017 in London, England. (Photo by Shaun Botterill/Getty Images)
12:"Getty Images

Trajneri i Milanit, Gennaro Gattuso, i ka dhënë përparësi një lëvizjeje për mesfushorin e Manchester Unitedit, Marouane Fellaini.

Fellaini mbetet pa kontratë në fund të këtij muaji dhe është gati të largohet nga Unitedi pas pesë sezoneve të kaluara në Old Trafford.

Transferimi si futbollist i lirë e ka bërë Fellainin një emër të nxehtë dhe po kërkohet nga shumë skuadra të njohura.

Njëra ndër to është ajo italiane, Milani, që e sheh mesfushorin belg si shumë të rëndësishëm për sezonin e ri.

Fellaini është shumë i kërkuar këtë verë (Getty Images)

Sipas mediumit Corriere della Sera, trajneri Gattuso e ka shtyrë bordin e klubit për të bërë një ofertë për Fellainin, por kërkesat e belgut me ato të Milanit ende nuk po përputhen.

Veterani po kërkon 10 milionë euro për të nënshkruar për Milanin dhe kjo e ka  habitur drejtorin sportiv të Rossonerëve, Massimiliano Mirabelli.

Mirabelli ka paralajmëruar Gattuson se asnjë marrëveshje nuk do të ndodhë nëse Fellaini nuk i heq dorë nga kushtet e tij.

Mesfushori 30-vjeçar belg gjithashtu ka oferta edhe nga Besiktas, Juventusi dhe Paris Saint-Germain. /Telegrafi/