Please enter at least 3 characters.

Fejohet prezantuesja Rudina Dembacaj

2020/09/Screenshot_3-53.png

Prezantuesja e njohur shqiptare, Rudina Dembacaj, që një kohë është duke e shijuar lidhjen me ish-deputetin, Mark Frroku.

Çifti së fundmi kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me fejesë, teksa lajmin u bë i ditur përmes rrjeteve sociale.

Ka qenë vet moderatorja, ajo e cila ka ndarë disa imazhe atraktive nga propozimi i Markut gjatë pushimeve të tyre në Turqi.

Fejohet moderatorja Rudina Dembacaj (Foto: Instagram)

“I kishe menduar të gjitha, çdo moment, çdo detaj dhe ja dole mbanë, të më surprizoje dhe të më bëje kaq të lumtur sërish”.

“As në ëndrrat më të bukura nuk e kisha imagjinuar kaq perfekt këtë moment. Faleminderit Zotit që të kryqëzoi në jetën time. Të dua shumë. I thashë PO”, ka shkruar ajo.

Moderatorja e programit “Mos i fol shoferit” më parë ka qenë e martuar me Aleksandër Varfaj, me të cilin ka një vajzë të quajtur, Viktoria. /Telegrafi/