Please enter at least 3 characters.

Fejohet aktorja Kaley Cuoco

2024/08/Screenshot_9-21.png

Aktorja Kaley Cuoco, e njohur më së shumti për rolin e Penny në “The Big Bang Theory”, është fejuar me aktorin Tom Pelphrey pas dy vitesh lidhje.

Lajmin e mirë aktorja e ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram.

“Fundjavë e shkëlqyer”, ka shkruar ajo në storie së bashku me një foto ku pozon me të fejuarin dhe tregon unazën në dorë.

Foto: Screenshot/Instagram

Kujtojmë se çifti është në një lidhje që nga viti 2022 dhe u prezantuan nga menaxheri i tyre i përbashkët Andrea Pett-Joseph.

Në mars të vitit të kaluar ata patën një vajzë dhe aktorja ka dy martesa të dështuara.

Ajo ishte e martuar me tenistin Ryan Sweeting nga viti 2013 deri në vitin 2015.

Dy vjet më vonë, u fejua me Karl Cook dhe u martuan në qershor të 2018, por martesa zgjati vetëm tre vjet. /Telegrafi/

Foto: Screenshot/Instagram