Please enter at least 3 characters.

Fehmi Shaqiri dekorohet me çmimin “Mjeshtër i Merituar”

2019/12/unnamed-1-11.jpg

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, sot i ka ndarë çmimin “Mjeshtër i Merituar” koreografit të njohur Fehmi Shaqiri.

Presidenti Thaçi ka thënë se Fehmi Shaqiri i ka dhënë shumë kulturës sonë në Shqipëri, në Kosovë dhe kudo në diasporën shqiptare.

“Me çmimin “Mjeshtër i Merituar”, sot e dekorova Fehmi Shaqirin, i cili me dekada të tëra ka kontribuar në ruajtjen dhe promovimin e vlerave tona kombëtare.
Ai i ka dhënë shumë kulturës sonë në Shqipëri, në Kosovë dhe kudo në diasporën shqiptare.

Familja Shaqiri në vazhdimësi ishte e angazhuar për ruajtjen e identitetit tonë kombëtar”, ka shkruar presidenti Thaçi. /Telegrafi/