Federata e Arabisë Saudite i dhuron FFK-së programin digjital për Lidhjet Rajonale dhe klubet
Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka marrë donacion një program digjital.
E ky donacion ka ardhur nga Federata e Futbollit të Arabisë Saudite dhe për këtë ka njoftuar i pari i FFK-së, Agim Ademi.
Ademi është takuar me sekretarin e përgjithshëm të Federatës së Arabisë Saudite, Ibrahim Alkassim, de ai i ka dhuruar këtë program digjital për lojtarët.
Ky program do të implementohet në FFK, në Lidhjet Rajonale dhe në klube.
Njoftimi i plotë nga Ademi:Sot takova Sekretarin e Përgjithshëm të Federatës së Arabisë Saudite, Ibrahim Alkassim, njeriun që dhuroi programin digjital të kësaj federate për FFK-në.Ky program implementohet në FFK, në Lidhjet Rajonale dhe në klube.Ky sistem digjital do të përmirësojë komunikimin dhe do të lehtësojë procedurat administrative në futboll.I shpreha mirënjohjen time dhe të komunitetit të futbollit për këtë mbështetje të çmuar dhe e falënderova Federatën e Arabisë Saudite për angazhimin e saj në zhvillimin e futbollit në Kosovë. /Telegrafi/


