Please enter at least 3 characters.

Favorizime në punësim, Haxhiu kërkon suspendimin dhe nisjen e hetimeve ndaj kryeprokurorit të Prokurorisë në Gjakovë

2022/03/Albulena-Haxhiu-interviste-foto-Ridvan-Slivova-17-e1667596029234.jpg

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu ka reaguar pas raportimeve se kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Ramiz Buzhala i ka dërguar pyetje te testit një kandidati për bashkëpunëtorë profesionalë.

Haxhiu thotë se prej kohësh ka ankesa nga persona të ndryshëm për favorizime në punësimin e familjarëve apo miqve përmes proceseve të kurdisura.

“Janë të panumërta ankesat që adresohen në Ministri të Drejtësisë lidhur me procedurat e rekrutimit në sistemin e drejtësisë. Kandidatët në vazhdimësi ankohen për punësimin e familjarëve, miqve pra për procese të kurdisura”.

Ministrja e Drejtësisë ka kërkuar suspendim dhe hetime ndaj kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Ramiz Buzhala.

“Lajmi i sotëm nga portali kallxo.com, që kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjakovë, i ka dërguar pyetjet një kandidati për bashkëpunëtor profesional (por që gabimisht ia ka dërguar gazetares), është arsye e mjaftueshme për nisjen e hetimeve ndaj kryeprokurorit dhe suspendim të tij”.

“Tejkalimi i detyrave, favorizimi i kandidatëve dhe keqpërdorimi i pozitës nuk duhet të tolerohen”, ka deklaruar tutje Haxhiu./Telegrafi/