Please enter at least 3 characters.

Fatmir Sejdiu: Enver Hasani e përgatiti shkarkimin tim (video)

2016/01/fatmir-sejdiu-kryesia-e-ldk-s-euml-me-qasje-lin-ccedil-uese-e-p-euml-rjashtuese_hd.jpg

Ish -presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu, ka akuzuar drejtpërdrejt ish -kreun e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, për anshmëri në vendimin që çoi tek dorëheqja e tij.

Sejdiu ka thënë se anshmërinë e Hasanit dhe ndikimet politike ia kanë konfirmuar dy gjykatësit ndërkombëtarë në Kushtetuese.

Ish -presidenti, në emisionin "Personale" të RTV Dukagjinit, ka thënë se nuk mund të flasë më shumë për njerëzit që u ka konvenuar shkarkimi i tij, por ka thënë se të njëjtit tash po e ndjekin nëpër gjyqe edhe vetë Enver Hasanin. /Telegrafi/