FASK përfundon me sukses kampionatin e Automobilizmit për vitin 2014
Klubi më i suksesshëm gjatë kësaj sezone, për tre vite rradhazi (2012, 2013 dhe 2014) u tregua “Prishtina Racing Team", ndërsa garuesi më i suksesshëm gjatë kësaj sezone, në bazë të pikëve të mbledhura në plasmanin gjeneral, ishte garuesi Blerand Hasanaj.
Blerandi me veturën e tij Opel Kadet Turbo, u shpall kampion në kategorinë e V, mbi 2000 ccm, edhe në sezonën e vitit 2012, ndërsa gjatë kësaj sezone përpos që ishte fitues në kategorinë e V të disiplinës malore, doli fitues edhe në disiplinën sllallom/rrethore në kategorinë e njejtë edhe njëkohësisht me pikët maksimale të grumbulluara në plasman gjeneral, garuesi në vendin e parë me më shumë pikë, me automatizëm shpallet edhe garuesi më i suksesshëm i vitit.
Poashtu, prej garuesve më të dalluar që u shqua për më së shumti rekorde të thyera gjatë kësaj sezone, ishte garuesi nga autoklubi “Prishtina RT", Valdet Krasniqi, me veturën e tij Lancia HF Turbo Integrale, i cili theu gjithsej tre rekorde gjatë sezonës 2014, në shtegun e Grashticës, Brezovicës dhe atë të Krujës.
FASK po ashtu shpërndau mirënjohjet për institucionet përkrahëse gjatë sezonës 2014, si: Komitetit Olimpik të Kosovës, Ministrisë së Kulturës dhe Sportit, Komunave që ndihmuan në organizimin e garave, Policisë së Kosovës, Mediave, Fotografëve, si dhe gjithë bashkëpunëtorëve të ngushtë që ndihmuan gjatë sezonës 2014.
Gjatë këtij organizimi Federata pati rastin që të prezantojë para të pranishmeve dhe mediave arritjet gjatë sezonit 2014, kalendarin për vitin 2015, si dhe projekt planifikimet për sezonën e ardhshme, aspeketet sportive të zhvillimit dhe të ndërkombëtarizimit në Federatën Ndërkombëtare të Automobilizmit, FIA.


