Fasada ventiluese e Mercom Company, një pikë referuese për të ardhmen e ndërtesave tuaja
22/07/2024
Mercom Company, përfaqësues për Kosovë i brendit të mirënjohur botëror TRESPA, tashmë është në përfundim të zbukurimit me vendosjen e fasadës ventiluese në projektin më të ri në ndërtesat “Kulla Rozë”, në Prishtinë.Kjo ndërtesë dalëngadalë po merr formën finale me ngjyrat më unike në vend. Instalimi i fasadës së saj ventiluese, ofruar nga Mercom Company, është momenti më i fundit në këtë projekt të jashtëzakonshëm.
Kjo nuancë e kësaj ndërtese është zgjedhur me përpikëri për të krijuar një simfoni vizuale që kap frymën e Prishtinës moderne. Ky përdorim i guximshëm i ngjyrës nga Mercom Company e shndërron ndërtesën në një vepër arti të gjallë, duke reflektuar karakterin dinamik dhe progresiv të qytetit.

