Please enter at least 3 characters.

Faqet e internetit në Rumani goditen nga sulmet kibernetike nga hakerat pro-rusë

2022/04/hacker-scaled-e1645110068231.jpg

Disa faqe në internet në Rumani, duke përfshirë faqen zyrtare të qeverisë dhe faqen e internetit të Ministrisë së Mbrojtjes, u goditën nga sulme kibernetike.

Autoritetet thonë se sulmet u realizuan nga një grup pro-rus.

Një seri sulmesh - të cilat ndodhin kur ka një përpjekje të koordinuar për të dërguar kërkesa të shumta në një faqe interneti për ta mbingarkuar atë - "shënjestuan sajte që u përkasin institucioneve publike dhe enteve private", tha Agjencia Kombëtare e Sigurisë Kibernetike e Rumanisë në një deklaratë.

Sulmet u pretenduan në Telegram nga një grup i krimit kibernetik i quajtur "Killnet", i cili përdori mbështetjen e Rumanisë për Ukrainën për të justifikuar veprimet e tyre.

Si pasojë, vendet e synuara, ku përfshihen edhe ato të policisë kufitare dhe hekurudhave, ishin të padisponueshme për disa dhjetëra minuta.

Sulmet nga i njëjti grup kanë shënjestruar vende institucionale në Shtetet e Bashkuara, Estonia, Polonia, Republika Çeke dhe NATO në javët e fundit, sipas të njëjtit burim. /Telegrafi/