Please enter at least 3 characters.

Fansat zhgënjehen nga Adelina Tahiri, kritika e ofendime për martesën e saj (Foto)

2017/12/adelina_tahiri1_28_12_2017_12_56_54_616-e1514462253893.jpg

Këngëtarja e njohur shkupjane Adelina Tahiri zyrtarizoi mbrëmë (e mërkurë) martesën e saj me avokatin e njohur maqedonas, Seryzha Markov.

Ky i fundit është një personalitet mjaft i njohur në Maqedoni, por për shkak të moshës madhore, u prit me paragjykime nga shqiptarët.

Se jo të gjithë e kanë mirëpritur martesën e saj, këtë e tregojnë më së miri edhe komentet e shumta që kanë arritur në adresë të këngëtares.

Adelina kishte publikuar së fundmi një fotografi në llogarinë personale në Instagram, ku shfaqej gjatë nënshkrimit të kurorëzimit, ndërsa në mbishkrimin e fotografisë kishte shkruar "Zyrtarisht e martuar".

Mirëpo, komentet negative nga fansat pasojnë të shumta, duke dënuar kështu faktin se pse këngëtarja është martuar me një maqedonas.

Ka edhe nga ata që e uruan këngëtaren Tahiri për këtë martesë, por që ishin të paktë.

Në vazhdim mund të ndiqni disa prej komenteve adresuar këngëtares nga ndjekësit e saj. /Telegrafi/