Please enter at least 3 characters.

Fansat e Taylor Swift të shtangur me përpjekjet e truprojës së saj për ta mbrojtur gjatë koncertit

2024/07/taylor-1.png

Taylor Swift është një artiste me një ndikim tejet të madh në botë.

Artistja amerikane është momentalisht në turneun e saj evropian “Eras Tour” ku po dhuron performanca elektriueze në vende të ndryshme të Evropës.

Këngëtarja sigurisht nuk ka ardhur vetëm në turneun e saj, por e shoqëruar me ekipin e saj të sigurimit.

Madje një video që po bën xhiron në internet, tregon përkushtimin që ka ekipi i sigurimit për artisten e njohur të hitit “Bad Blood”.

Derisa artistja po performonte këngën ‘Delicate’ në Zurich të Zvicrës, truproja e saj ndiqte secilin hap të saj.

Swift, ndonëse lëvizte sa andej e këndej në skenën gjigante, nuk i humbte syrit të truprojës. /Telegrafi/