Please enter at least 3 characters.

Fanatikët e ISIS-it kryqëzojnë dy burra, shkak cigaret (Foto)

2017/02/w11-1.jpg

Dy burra u kryqëzuan publikisht nga ISIS, pasi ishin përpjekur për të sjellë duhan në Mosul, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Për këtë janë publikuar edhe pamjet që tregojnë dënimin e tyre para turmës së njerëzve, pasi u akuzuan për kontrabandë.

Ata u qortuan sipas ligjit të grupit terrorist, i cili thotë se cigaret janë të paligjshme pasi shihen si një formë e vetëvrasjes, e cila është e paligjshme sipas ligjit të Sheriatit islam.

Nëse një person shpallet fajtor, shkruajnë mediat e huaja, dënimi i tij do të kryhet nga Hisbah - policia fetare e ISIS-it.

Ndryshe nga rastet e mëparshme të ISIS, autorëve iu kursyen jetën e tyre, dhe në vend të kësaj, u poshtëruan në publik.

Thuhet se Hisbah mund të ndëshkojë për çdo gjë që nuk është e konsideruar nga sheriati islam. /Telegrafi/