Please enter at least 3 characters.

Familja vetëvrasëse e Shri Lankës: Dy vëllezërit hodhën veten në erë, para se një grua të hidhte veten dhe dy fëmijët e saj (Foto/Video)

2019/04/xx1-6-e1556039797551.jpg

Dy djemtë e një tregtari të pasur të erëzave kryen shpërthime vetëvrasëse në sulmet terroriste të Sri Lankës në të dielën e Pashkëve.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, vëllezërit myslimanë, emrat e të cilëve nuk janë zbuluar, hodhën veten në erë në mëngjesin e asaj dite në hotelet Shangri-La dhe Cinnamon Grand në kryeqytet.

Ata ishin në të njëzetat e tyre dhe vepronin me qelinë e tyre familjare.

Një oficer hetimor tha se policia e Shri Lankës vazhdon të hetojë shpërthimet që vranë 321 njerëz. Nuk dihet se ku janë prindërit e tyre.

Po sipas mediave të huaja, njëri vëlla dha detaje identiteti të rreme kur u paraqit në hotel, por tjetri dha një adresë të vërtetë që dërgoi komandot e policisë në shtëpinë e tyre familjare në një zonë komerciale të Colombos.

Dhe kur policia shkoi në shtëpinë e tij për të hetuar, thuhet se gruaja e njërit prej vëllezërve shpërtheu një bombë, duke vrarë veten dhe dy fëmijët e saj, sipas burimeve të policisë.

Tri komando policore u vranë në shpërthim, dhe disa anëtarë të familjes së zgjeruar janë në mesin e atyre që janë në paraburgim.

“Ishte një qelizë e vetme terroriste e drejtuar nga një familje", ka thënë hetuesia. "Ata kishin para dhe motivim. Ata vepruan në qelizë dhe besohet se ndikuan në familjen e tyre të zgjeruar”.

"Ajo që kemi mbledhur deri më tani është se ata i kishin treguar familjeve të tyre të ngushtë se çfarë do të bënin", tha një tjetër oficer i lartë i policisë. /Telegrafi/