Please enter at least 3 characters.

Familja Gashi nga Arllati i Drenasit: Të pllakosur nga varfëria (Video)

2016/01/familja-gashi-nga-arllati-i-drenasit-t-euml-pllakosur-nga-varf-euml-ria-video_2_hd.jpg

Shtëpia në të cilën jeton kjo familje, nuk i plotëson as kushtet elementare për një jetë normale.

LEXO PO ASHTU: Prekëse: Nëna me dy jetimë, jeton në kasolle (Video)
LEXO PO ASHTU:
Shqiptari nga Gjermania, ndërton shtëpinë për nënën që jetonte me dy jetimët në kasolle (Foto)

Xhemajli, si i zoti i shtëpisë, nuk ia del të sigurojë një vend pune, e për më tepër ai vuan nga probleme të ndryshme shëndetësore, raporton Telegrafi.

Në anën tjetër, e zonja e shtëpisë, Sadije Gashi, thotë se familja ka probleme jo vetëm me banim, por edhe për ta ngopur si duhet barkun me ushqim.

Ajo vuan meqë nuk ka mundësi që t'ua plotësojë kërkesat fëmijëve të saj. Ndërsa, është diagnostifikuar edhe nga një sëmundje në kokë, për çka shpesh nuk mundet të kujdeset për familjen e saj gjashtë-anëtarëshe.

"Si nënë dëshiroj që ta rregulloj këtë shtëpi. Kish pas qejf m’i pasë do tepihë në këtë dhomë. Prej problemeve më ka ardhur kjo sëmundje", thotë Sadija, duke shpresuar se do të dal ndonjë bamirës dhe do ta zgjasë dorë e ndihmës për familjen e saj. /Telegrafi/