Please enter at least 3 characters.

Falimentoi Shoqata Gjermane e Veturave Elektrike

Shoqata e madhe gjermane e automjeteve elektrike, BEM (Bundesverband eMobilität), ka paraqitur kërkesë për falimentim.

Kjo lë 450 kompanitë anëtare në pasiguri, shkruan Der Spiegel. BEM u themelua 16 vite më parë dhe përfaqëson një spektër të gjerë kompanish.

Ajo përfshin vetë markat e veturave si dhe shumë nënkontraktorë në industrinë e automjeteve elektrike.

Në faqen e saj zyrtare, BEM theksonte se “përfaqësojmë më shumë se 450 anëtarë me një qarkullim mbi 100 miliardë euro dhe një milion punonjës në mbarë botën”.

Një komisioner tashmë është emëruar. Detyra e tij është të shqyrtojë me kujdes financat e BEM-it, në bashkëpunim me përfaqësuesit e shoqatës.

Qëllimi është të përpiqen të nisin një dialog me kreditorët. Nëse kjo nuk rezulton me sukses, shoqata do të shpërbëhet në fund të gushtit.

Lajmi për falimentimin ka shkaktuar shqetësim të madh mes dashamirësve gjermanë të automjeteve elektrike.

Shitja e automjeteve elektrike në Gjermani deri më tani nuk ka qenë e jashtëzakonshme, veçanërisht pas heqjes së subvencioneve shtetërore për blerjen e tyre në fillim të vitit të kaluar. /Telegrafi/