Please enter at least 3 characters.

Facebook në Android mundëson ngarkimin e videove HD

2016/10/Facebook-foto-780.jpg
469:"A smartphone user shows the Facebook application on his phone in the central Bosnian town of Zenica, in this photo illustration, May 2, 2013. Facebook Inc's mobile advertising revenue growth gained momentum in the first three months of the year as the social network sold more ads to users on smartphones and tablets, partially offsetting higher spending which weighed on profits. REUTERS/Dado Ruvic (BOSNIA AND HERZEGOVINA - Tags: SOCIETY SCIENCE TECHNOLOGY BUSINESS)
7:"REUTERS

Facebook shpesh sjell ndryshime të palajmëruara në aplikacionin për Android. Sipas një raporti të ri thuhet se kompania ka shtuar një mundësi të re në ‘settings’ përmes të cilës mundëson ngarkimin e videove HD në në llogaritë e përdoruesve.

Ky tipar i ri së pari është vërejtur nga Android Police të cilët kanë bërë të ditur se opsioni është lansuar në shumicën e pajisjeve Android, megjithatë, jo në të gjithat.

Raporti bën të ditur se tipare të tjera të ngjashmë janë shtuar në këtë platformë mirëpo poashtu ato nuk janë të gatshme për të gjithë përdoruesit.

Disa nga këto tipare përfshijnë mundësinë e shkarkimit të klipeve për t’i shikuar online, videot me foto dhe ngarkime sipas rezolucioneve, prej 72p deri në 360p.

Tiparet e reja janë në fazën testuese dhe mund të pritet që ato të dalin në lansim global për një kohë të shkurtër.