Please enter at least 3 characters.

Fabrizio Romano zbulon prapaskenat: Liverpooli as nuk e konsideroi Xabi Alonson

Liverpooli ka konfirmuar zyrtarisht shkarkimin e Arne Slotit më 30 maj, duke i dhënë fund aventurës së tij në “Anfield” pas një sezoni zhgënjyes.

Sipas gazetarit të njohur Fabrizio Romano, Xabi Alonso nuk ka qenë fillimisht objektivi kryesor i klubit për ta zëvendësuar Slotin, teksa gjatë verës nuk ka pasur asnjë qasje formale ndaj trajnerit spanjoll.

Raporti thekson se Liverpooli nuk kishte kontaktuar asnjë opsion tjetër për stolin deri sa situata e Slotit u bë e qartë në 24-48 orët e fundit, kur edhe u finalizua vendimi për ndarje.

Tashmë, “Reds” pritet të hyjnë në një epokë të re me një trajner të ri, ndërsa kërkimi për pasuesin ka nisur zyrtarisht.

Ndër emrat që po përmenden si kandidatë kryesorë është edhe Andoni Iraola, i cili ka dalë në skenë si një nga alternativat më serioze për ta marrë drejtimin e skuadrës.

Ndërkohë, Alonso nuk humbi kohë pasi javë më parë mori zyrtarisht drejtimin e Chelseas, me të cilët synon të sigurojë Evropën edicionin e ardhshëm.

Përndryshe, Liverpooli pritet të bëjë edhe disa ndryshime në skuadër ku një numër i lojtarëve aktual si Mo Salah, Andrew Robertson e Ibrahima Konate tashmë kanë zhvilluar ndeshjen e fundit në fanellën e skuadrës angleze./Telegrafi/