Please enter at least 3 characters.

F-16 rrëzohet gjatë trajnimit në SHBA

2020/12/130883257_10158985195393104_1691354269064911244_o.jpg
23:"Tech. Sgt. Andrea Rhode

Një aeroplan luftarak F-16 me bazë në Wisconsin u rrëzua në Gadishullin e Epërm të Michiganit gjatë trajnimit, thanë zyrtarët sot.

Kërkimi për pilotin, i cili ishte personi i vetëm në aeroplan, është duke u zhvilluar, raporton foxnews.

"Shkaku i rrëzimit, si dhe statusi i pilotit, janë të panjohura në këtë kohë", njoftoi Garda përmes mediave sociale, duke shtuar se incidenti është nën hetim.

Aeroplani u rrëzua natën e kaluar rreth orës 20:00, njoftoi Departamenti i Çështjeve Ushtarake në Wisconsin.

Shkaku i rrëzimit të aeroplanit, si dhe gjendja e pilotit, nuk dihen ende, thuhet në njoftim. /Telegrafi/