Please enter at least 3 characters.

Exit-Polli i RTV Dukagjinit: 48% e respodentëve mendojnë se Vjosa Osmani do të duhej të ishte presidente

2021/03/debat-sondazh.png

Me 14 shkurt, kur në Kosovë po mbaheshin zgjedhjet parlamentare, RTV Dukagjini dhe UBO Consulting kanë organizuar një Exit-Poll dhe njëra nga pyetjet ishte “Sipas jush, kush do të duhej të jetë president i ardhshëm i Kosovës”.

Pyetja nuk ka pasur opsione por qytetarët kanë propozuar vet emra.

Në bazë të këtyre të dhënave respodentët kanë dhënë preferencat e tyre për presidentin si më poshtë:

Vjosa Osmani - 48%Ramush Haradinaj – 11%Albin Kurti - 6%Vlora Çitaku - 5%Enver Hoxhaj - 4%Murat Jashari - 3%Hashim Thaçi - 2%Isa Mustafa - 2%Avdullah Hoti - 2%Tjetër - 9%Nuk e di – 9%

Kujtojmë sot Kurti dhe Osmani kanë ftuar subjektet politike për takim ditën e hënë, ku do të diskutohet për formimin e institucioneve të reja./Telegrafi/