Please enter at least 3 characters.

Evra vazhdon me Juventusin

2016/05/PatriceEvraACFFiorentinavJuventusFCZ1ipY8WQUAnx-e1462815054927.jpg

Patrice Evra ka vazhduar kontratën me skuadrën e Juventusit.

Mbrojtësi francez nuk do të largohet nga Juve, pasi ka vendosur të vazhdojë edhe për një sezon me kampionin e Italisë.

Kontrata e ish-mbrojtësit të Manchester United, skadonte me 1 korrik 2016, por drejtuesit e Zonjës së Vjetër kanë vendosur t’ia vazhdojnë edhe për një vit, deri 1 korrik 2017, me mundësi vazhdimi edhe për një tjetër.

Ndryshe, reprezentuesi francez, 35-vjeçar, është bashkuar me gjigantin italian si transferim i lirë në vitin 2014. /Telegrafi