Eusebio: Kam rekord më të mirë se CR7
08/10/2013
Superylli i Real Madridit ka realizuar 43 gola me kombëtaren (në 106 paraqitje), dy më shumë se 71-vjeçari dhe katër më pak se lideri aktual, Pauleta.
“Ndjehem i pikëlluar, sepse nuk mund të bëhet ai krahasim. Është një gabim. Unë kam luajtur rreth 60 ndeshje (saktësisht 64) për të shënuar 41 golat e mi”.
“Tash pas kaq shumë vitesh, dikush tjetër ka shënuar më shumë gola, por në ditët e sotme ndodhin gjëra të tilla, sepse është më lehtë të luash ndaj kundërshtarëve të caktuar”.
“Unë asnjëherë nuk kam luajtur ndaj Lihtenshtajnit ose Azerbajxhanit”, ka deklaruar Eusebio. /Telegrafi/


